Dy të plagosur në Lipjan, polica jep detaje

Dy persona janë plagosur në orët e vona në qytetin e Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 21:40 është raportuar për dy persona të plagosur në Lipjan, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia me njësitet e saj ju ka përgjigjur rastit dhe është në proces të ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore në funksion të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motivit të këtij incidenti” ka thënë zëdhënësi Daut Hoxha për Reporteri.net.

Personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ende nuk dihen motivet e plagosjes së tyre.