Vdes aktorja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare aktorja e njohur Shpresa Bërdëllima.

Mësohet se aktorja shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 15:00.

Bërdëllima jetonte prej vitesh në shtetin belg, së bashku me familjen, prej 2 vitesh ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aktorja e njohur mbahet mend për rolet e saj të spikatura ku ka pasur rolin si protagoniste në filmat:
-Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

-Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

-Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

-Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

-Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

-Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina

-Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

-Flutura në kabinën time (1988)… Keti