Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë konfirmuar edhe 14 raste pozitive me koronavirus.

Në të njëjtën kohë janë kryer 1 mijë e 153 testime, transmeton Fokusi.info.

Tani për tani në gjithë vendin janë 1 mijë e 95 raste aktive me koronavirus./Fokusi.info/