Kanë përfunduar mbledhjet e AAK-së dhe PSD-së – koalicioni në mes tyre çështje e kryer, votohet në të dyja anët

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Drejtues të PSD-së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK-në.

Pas kësaj mbledhjeje, anëtarë të PSD-së nuk janë deklaruar për mediet, megjithatë KosovaPress merr vesh se është vendosur që të krijohet koalicioni parazgjedhor me AAK-në.

Në anën tjetër edhe Ramush Haradinaj konfirmoi para mediave se është votuar me shumicë votash koalicioni AAK-PSD në Këshillin Drejtues të AAK-së.

Madje, këtë marrëveshje pritet që ta zyrarizojnë sot në orën 15:00 përmes një konference të përbashkët shtypi dy partnerët e koalicionit: Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti.