Dy të vdekur në Prishtinë, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se dy persona pa shenja jetë janë gjendur në lagjen Emshir në Prishtinë.

Rreth orës 09:00, dy persona të pajetë janë gjendur në lagjen Emshiri në Prishtinë.

Ndërsa, menjëherë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Emshir.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti.