Rritje ekstreme në Serbi, vetëm sot janë 15 raste të reja me koronavirus

Në Serbi është duke u rritur dukshëm numri i të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë serbe njoftoi sot në mëngjes se janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Në total, numri i të prekurve me koronavirus në Serbi ka arritur në 118 raste të konfirmura.

Që nga raportimi i fundit i ministrisë, në Serbia janë testuar 39 persona, 15 nga të cilët kanë dalë pozitiv ndërsa 24 negativ me COVID-19.