Haradinaj, Kurtit: Kryeministër i autostradave imagjinare

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Albin Kurti, në të cilin kishte shpërndarë një video e kishte thënë se në vitin 2023 do të hapet autostrada Prishtinë-Gjilan.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Kurtit Vitin e Ri duke e quajtur “kryeministër i autostradave imagjinare”.

“Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord”.

“Qesharak dhe jo serioz. Të vetmet autostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën”, ka thënë Haradinaj.