Petkoviq: S’ka marrëveshje në Bruksel, Vuçiq nesër mban fjalimin më të rëndësishëm drejtuar serbëve

I ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka folur pas përfundimit të takimit trilateral në Bruksel.

Ai tërthorazi ka pranuar se nuk ka marrëveshje të arritur ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit për asnjë çështje.

“Askush nga delegacioni serb nuk do t’i drejtohet mediave pas përfundimit të takimit trilateral në Burksel”, ka thënë Petkoviq, transmeton Demokracia.com.

“E rëndësishme është që ne kemi luftuar për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi dhe për shkak të kësaj presidenti Aleksandar Vuçiq do të qëndroj edhe për kohë të pacaktuar në Bruksel. Nesër me të kthyer në Beograd, Vuçiqi do t’i drejtohet kombit dhe ky do të jetë njëri nder fjalimit e tij më të rëndësishme, kjo do të ndodh nesër pasdite ose në mbrëmje”, ka thënë Petkoviq.