Dy të vdekur nga aksidenti në Gojbulë të Vushtrrisë

Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare.
Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.