Dy të vdekur nga COVID-19 dhe 42 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 3.472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600

Në total numri i rasteve aktive është 2.559

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.821 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës.

Deri më sot 541.431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.