Rreth 78 persona u arrestuan në Paradën e Cyrihut (“Street Parade”) për arsye të ndryshme – shumica për konsumim të tepërt të alkoolit ose ilaçeve.
Në lidhje me Paradën e Cyrihut janë ngritur edhe shumë raporte për vjedhje.
Rreth 654 persona kërkuan ndihmë mjekësore, e cila u tregua se ishte rreth 10% më pak se një vit më parë.
Katër persona u pranuan në spital me lëndime të rënda.
Gjithashtu Albinfo.ch ka raportuar edhe se në këtë paradë është arrestuar një person, i cili dyshohej se në një çantë shpine kishte vendosur bomba të rreme.
Në përgjithësi, sfilata më e madhe teknike në botë ishte kryesisht paqësore.