Dy vite zë i Qeverisë, Donjeta Gashi zbulon ‘sekretet’ e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt

Donjeta Gashi, që nga janari i 2018-s ka qenë zëri i Qeverisë “Haradinaj”.

Përreth dy vite, Donjeta Gashi, ishte zëri i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Donjeta Gashi në një intervistë për lajmi.net, ka treguar për të gjitha sfidat që është ballafaquar në këto dy vite.

Pavarësisht se nuk është e lehtë të jesh zë i një institucioni e aq më pak i Qeverisë së Kosovës, Gashi thotë se Haradinaj, ka qenë njeri shumë i kuptueshëm dhe madje siç thotë ajo, situatat e pakëndshme ka ditur ti menaxhojë shumë mirë.

Sikurse çdo punë që në fillim ka vështirësitë e saj, Donjeta ka treguar për lajmi.net, edhe për gabimin e parë që e ka bërë pak javë pasi që ishte punësuar si këshilltare e Haradinajt, por ajo thotë për lajmi.net, se ka qenë vet Haradinaj ai i cili e ka menaxhuar mjaft mirë lëshimin e saj.