Klinaku takon veteranët, tregon se po mobilizohen për protesta

Faton Klinaku nga OVL UÇK-së ka bërë të ditur se me veteranët janë duke u mobilizuar për protesta.

Klinaku ka treguar se janë duke mbajtur takime me degët e OVL-UÇK-së nepër Kosovë.

“Takim me degët, rreth mobilizimit për protesta.” – ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndryshe, veteranët e UÇK-së kanë kundërshtuar në vazhdimësi ligjin për pagën minimale që u miratua në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar.

Dje ata kanë takuar presidenten Vjosa Osmani, ku kanë biseduar rreth këtë ligji.