Shpejtësi e lartë, makina del nga rruga

Një makinë del nga rruga në aksin Korcë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Shoferi i makinës ka marrë lëndime por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të tronditjes, ka qënë e vështirë nxjerrja e tij nga makina.

Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të saj.

Shqiptarja.com