Kjo është super oferta e Cityt për Mbappen

Manchester City ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

City është i gatshëm të paguajë 860 mijë euro në javë për francezin, transmeton KosovaPress.

PSG është duke u mundur ta mbajë në ekip francezin, pasi edhe ylli tjetër i skuadrës, Neymar ka shumë mundësi të largohet këtë verë.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është duke u munduar të transferojë disa lojtarë dhe është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për Mbappen.