Dyshime për një të infektuar nga lija e majmunëve në Kosovë

Rasti i parë me Linë e Majmunëve dyshohet që është regjistuar në Kosovë.

Raportohet se në Klinikën Infektive është i shtruar një person që ka dyshime për infektim me këtë li.

Sipas KlanKosova, një burrë i moshës 60 vjeçare, është shtrirë në Klinikën Infektive, mbi dyshimet se është i prekur me virusin Lija e majmunëve.

Indikacioni që ka shtyrë këtë pacient ta ndalin dhe ta izolojnë është pasi ky qytetar ka ndryshime lëkurore, skuqje, një nga simptomat e Lijës së majmunit.

I dyshuari për virusin, aktualisht është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas burimeve të Klan Kosovës mund të jetë edhe ndonjë lloj alergjie ngaqë qytetari kryen punë bujqësore.

”Pra, bëhet fjalë vetëm për një rast të dyshuar, jo të konfirmuar”, ka sqaruar gazetarja Arbreshë Uka në raportimin e saj nga Klinika Infektive.