Dyshime se delegacionit të Kosovës iu vodh çanta me dokumente konfidenciale

Delegacioni kosovar ka patur disa takime në Bruksel muajve të fundit në kuadër të bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga BE-ja. Por, njëri nga ta ka patur epilog shqetësues.

Burime nga Policia i kanë thënë portalit Indeksonline se njërit nga anëtarët e delegacionit i ishte vjedhur çanta me dokumente konfidenciale.

Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj.

Pak ditë pasi çanta me dokumente është vjedhur, e njëjta i është kthyer palës kosovare.

Rasti është mbajtur në heshtje deri më tani, ani pse konfidencialiteti i dokumenteve është shqetësues për Kosovën dhe bisedimet e ardhshme ndaj palës serbe.