E braktisi Kosovën, lajmërohet nga jashtë vendit Dardan Krasniqi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, familjar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbërritur në Finlandë të premten.

Në Facebook, ai është lajmëruar nga aeroporti i qytetit Vanta të Finlandës, shtet në të cilin do të fillojë një jetë të re nga sot.

“Të dashur miq e shok, po ndihëm shumë keq që ikja ime ka krijuar kaq shumë ndjeshmëri tek Ju! Falemderit së cilit për çdo fjalë mbështetëse që keni dërgu! Do ju përgjigjëm edhe sëcilit veç e veç sa të rehatohëm”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka vendosur ta braktisë Kosovën për shkak të zhgënjimit të thellë me gjendjen në vend.

Ai është shprehur i dëshpëruar me, siç ka thënë vet, “abuzimet të cilat po ndodhin ndaj kategorive të shëndosha të shoqërisë” kosovare.