Osmani tregon kur mund të bëhet koalicioni me VV-në

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, ka thënë se partneriteti me Lëvizjen Vetëvendosje do të realizohet qoftë para apo pas 6 tetorit.

Për postin e kryeministrit, kandidatja e parë femër është shprehur se interesat e vendit janë mbi interesat e individit, megjithëkëtë sipas saj këto interesa më së miri do t’i mbrojë qeverisja nën drejtimin e saj.

Sa i përket dialogut me Serbinë, ajo është shprehur se përveç masës mbrojtëse do të shtohet edhe reciprociteti për të gjitha veprimet serbe.

Por, për të gjitha këto njëherë planifikojnë ta marrin përkrahjen nga Kuvendit e më pas të shpalosen në tryezën e bisedimeve.

Osmani ka folur edhe për sistemin gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit e fuqizimin e gruas.

Ndërsa, për raportet me Shqipërinë, ajo thotë se duhet vepruar si dy shtete të barabarta pa e kontestuar republikën e Kosovës, mirëpo në të njëjtën kohë të bashkëpunojnë për ecjen drejt rrugës Evropiane./Top Channel