Këshilltari i Thaçit i reagon Fitore Pacollit: Vetëvendosje tani ka filluar t’i sulmon nënat e heronjve

Artan Behrami, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se deklarata e Fitore Pacollit ndaj nënës së Ramush Haradinajt është skandaloze dhe vetëm një reflektim i doktrinës dogmatike të Vetëvendosjes, shkruan Fokusi.info.

Behrami ka thënë se fillimisht e njollosën dhe zhveshën nga kredibiliteti çdo institucion në Kosovë, tash po i sulmojnë edhe nënat e heronjve.

Postimi i plotë nga Behrami:

Deklarata skandaloze e deputetes Fitore Pacolli është vetëm një reflektim i doktrinës dogmatike të Vetëvendosjes.

Fillimisht e njollosën dhe zhveshën nga kredibiliteti çdo institucion në Kosovë, për ta krijuar kultin e udhëheqësit të tyre si institucionin absolut në Kosovë!

Tash po i sulmojnë edhe nënat e heronjve, që murin e sakrificës e shtynë përtej kufijve të imagjinatës, për t’i krijuar hapësirë shenjtërimit të liderit të tyre!

Nënat si institucion i shenjtërisë nuk mund të zëvendësohen nga ata që me çdo kusht dëshirojnë të shndërrohen në baballarë të shenjtë!