E dhimbshme: Fëmija që u mbyt sot në kanalin e Ibë-Lepencit në Mitrovicë, ishte vetëm 12 vjeç

Sot në orët e pasditës “Jepi zë” raportoi se një fëmijë dyshohej që është mbytur, pasi ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Fëmija më vonë u kuptua se i takonte moshës 12 vjeçare, dhe dyshohej se kishte shkuar të lahej, shkruan Jepi zë.

Ky rast ka ndodhur në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, ku kalon kanali i “Ibër Lepencit”.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kishin dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndryshe ky kanal i ujit që furnizon një pjesë të madhe të Kosovës dhe KEK-un me ujë, në shumë fshatra është i hapur, dhe rrezikon njerëzit sidomos fëmijët që e shfrytëzojnë për freskim.