Olluri: Mos reagimi i Kurtit për sulmin ndaj Duriqit, është një lloj komunikimi me kriminelët e Kosovës

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, teksa ka folur për rastin e rrahjes se gazetarit hulumtues Visar Duriqi, është shprehur i habitur sesi nuk ka reaguar akoma fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti.

Olluri tha se ka pritur një status nga Kurti, teksa shtoi se nuk ka parë reagim as të Vjosa Osmanit.

“Mosreagimi i Albin Kurtit, politikani me fuqinë më të madhe që e ka pasur Kosova..Mosreagimi i Kurtit është një lloj komunikimi me kriminelët e Kosovës”, tha Ollurti në Frontal.

“Unë prita që sot Kurti do ta shkruaj një status, se sulmuesit tash e tutje nuk e kanë vendin në liri…Me sa e pash as Vjosa Osmani nuk reagoi”, tha ai më tej.

“Në rastin e djalit të Nenad Rashiqit nuk priti akoma mirë me pa së çka ka ndodh, reagoi menjëherë”, tha Olluri për Kurtin.

Gjithashtu Olluri tregoi se sulmuesit e tij nuk janë identifikuar akoma nga Policia e Kosovës, edhe pse rasti ka ndodhur para katër vitesh.

“Po bëhen katër vjet nuk kanë arritë m’i identifiku akoma. Nuk kanë arritë, pasi nuk duan tiI evidentojnë”, shtoi ai.