E frikshme! Tërmeti me magnitudë 8.1 shkund Zelandën e Re

Tre tërmete kanë tronditur Zelandën e Re dhe kjo gjë ka ngjallur frikë për ndonjë cunami të mundshëm.

Një tërmet me madhësi 7.3 u regjistrua në 2.27 të mëngjesit në lindje të ishullit dhe një tjetër prej 7.4 ballë u regjistrua pranë Ishujve Kermadec katër orë më vonë. Më i fuqishmi ishte me magnitudë 8.1 i shkallës Rihter që goditi rreth 600 milje në verilindje të Zelandës së Re, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Autoritetet kanë paralajmëruar për cunami në Bregun Lindor, ndërsa banorët janë evakuuar dhe janë dërguar në vende të sigurta. Nuk ka raportime për viktima.

Burimi: usatoday |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania