Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra kohore me diellore. Gjatë ditës mund të ketë edhe riga lokale shiu si dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri sot do të mbajë mot me alternime të vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Në veriperëndim e deri në qendër të vendit priten reshje lokale shiu si dhe ndonjë rrebesh i fuqishëm afatshkurtër me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot priten alternime vranësirash, intervaleve kohore me diell, rigave të shiut dhe rrebesheve të izoluara me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën në tërë rajonin do të kemi ulje të temperaturave. Priten vranësira dhe intervale kohore me diell si dhe riga lokale kryesisht të dobëta shiu. Në viset malore fjolla dëbore.

Nga e hëna pritet përmirësim gradual i motit. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta, me mundësi për mjegull në lugina dhe ngrica në viset kodrinore-malore. Gjatë ditëve të javës do të ketë ngritje progresive të temperaturave./Meteoballkan