E FUNDIT/ Rrëmbimi i policëve kosovarë nga Serbia, reagon me BE

Ka reaguar Bashkimi Europian për rrëmbimin e 3 policëve kosovarë ditën e sotme nga serbët.

Bëhet me dije nga qëndimi zyrtar i BE është mbajtur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka thënë se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR’in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.

Në një reagim për Gazetën Express, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.