Këshilltari i presidentit i reagon Kurtit: Serbia e ka kërkuar për një dekadë Thaçin, por nuk ka arritur ta arrestojë

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me arrestimin e presidentit të vendit duke thënë shteti i Serbisë me tërë aparatin e sigurisë dhe zbulimit e kishte kërkuar plot një dekadë Thaçin dhe nuk kishte arritur ta arrestonte.

“Shteti i Serbisë me tërë aparatin e sigurisë dhe zbulimit e kishte kërkuar plot një dekadë Hashim Thaçin dhe nuk kishte arritur ta arrestonte. Madje, ai fletarrest ende është në fuqi dhe aktivisht kërkohet arrestimi i tij prej Serbisë. Ndërsa, në anën tjetër, Albin Kurti është falur direkt nga Koshtunica. Madje, çuditërisht, është i faluri i vetëm nga 489 shqiptarët që mbaheshin të burgosur në Serbi pas përfundimit të luftës. Pra, dallimi është shumë i qartë!”, ka shkruar Behramaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sipas tij, deri sa thotë që me veti i merr edhe Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë, atëherë Kurti publikisht po e kërcënon me arrestim kreun e shtetit.