Lajçak arrin në Beograd, pritet që me Vuçiq të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka arritur sot në Beograd.

Lajçak do të takohet sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në ora 18:00.

I njëjti ka arritur në Serbi një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve dhe padyshim se temë kryesore e takimit do të jetë çështja e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

Lajçak qëndroi disa ditë edhe në Kosovë, ku zhvilloi takime të njëpasnjëshme me akterët kryesorë të vendit.