“E jashtëzakonshme”, mjeku Pipero përlotet nga surpriza që i bëjnë fëmijët

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” për situatën e koronavirusit në vend.

Në studio është transmetuar videoja që disa fëmijë ia kanë dedikuar mjekëve që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, një video që e ka emocionuar shumë mjekun.

“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë mjeku i emocionuar.