E konfirmon Vjosa Osmani: Kemi kontraktuar shtëpinë në Marigona Hill

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka folur për lajmet se ajo ka blerë shtëpi në lagjen “Marigona Residenc”.

Ajo ka pranuar që ka kontraktuar një shtëpi në lagjen tjetër “Marigona Hill”, por që ende nuk e kanë paguar, transmeton Indeksonline.

“Nuk kam shtëpi në Marigona Residenc. Unë jetoj në një banesë që i ka neto 53 54 metra katror, jemi 4 anëtarë të familjes që jetojmë në atë banesë.”

“Në atë banesë jetojmë që nga viti 2012. Ne punojmë që 22 vite me bashkëshortin tim në Kosovë, në ShBA dhe Australi dhe nëse një familje arrin që me punë të ndershme të arsyetoj secilin centë të arrij të kaloj nga një banesë 53 metra katror në të ardhmen në një shtëpi të vogël sepse janë shpifje të rënda këto 400 mijë 500 mijë, më tregoni ku është problemi që ne kemi kontraktuar që në fakt ende nuk e kemi paguar ndoshta do të mund të paguaj në 20 vitet e ardhshme me kredi duke shitur banesën aktuale”, tha ajo.