Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për ngrica të dobëta dhe mjegull nëpër disa lugina.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe me mundësi për mjegull nëpër disa lugina.

Të hënën na pret mot me intervale kohore diellore dhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore, ndërsa nga e marta nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit, përpos uljes së temperaturave si pasojë e depërtimit të ajrit pak më të ftohtë nga lindja dhe verilindja e Kontinentit. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë./Meteoballkan