E majta vrastare, shikoni supergolin e shënuar nga mesfushori shqiptar në Francë (video)

Mesfushori Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës pas plot 1 viti e katër muaj. 23-vjeçar ka shënuar në triumfin 4-1 që skuadra e tij Ajaçio, arriti ndaj Valensien, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës.

Shqiptari hapi serinë e golave në minutën e 9-të, me një goditje vrastare me të majtën, duke thyer kështu tersin. Goli i fundit i Laçi me fanellën e Ajaçios datonte në 13 prill të vitit 2018 në sfidën ndaj Nasit të vlefshme për kampionat.

Ky është sezoni i tretë që mesfushori aktivizohet në radhët e klubit francez, teksa duhet theksuar që në këtë sezon të ri, hapësirat kanë qenë më të mëdha. Laçi ka fituar gradualisht vendin e titullarit te Ajaçio, teksa shpreson ta shpërblejë më së miri besimin e trajnerit.

Golin mund ta shikoni këtu