Barcelona triumfoi ndaj Atleticos, thellon distancën në 11 pikë (video)

Kryendeshja e javës së 31-të në La Liga ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit përfundoi me rezultatin 2 – 0 për vendasit, duke bërë që skuadra e Barcelonës të shkëputet 11 pikë në krye të tabelës.

Atletico Madrid në këtë takim luajti me 10 lojtarë, pasi që nga minuta e 28-të, Diego Costa u ndëshkua me kartonin e kuq dhe ‘Blaugranët’ shfrytëzuan mirë këtë epërsi.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Luis Suarez, kur po luhej minuta e 85-të e ndeshjes.

Vetëm një minutë më vonë, ishte argjentinasi Lionel Messi, i cili me shumë lehtësi mposhti portierin Jan Oblak, për të vulosur fitoren e Barcës.

Kështu, me këtë fitore, katalanët në një farë forme i kanë dhënë fund garës për titullin, duke ngritur në 11 pikë diferencën me vendin e dytë.

https://streamable.com/mjkn8