E moshuara nga Peja futet në mes të një grupi të rinjsh që po grushtoheshin

Një rrahje masive ka ndodhur pasditen e së shtunës që e lamë pas në Pejë. Disa të rijnë, të mitur, në njërën nga lagjet e Pejës janë përleshur me njëri tjetrin. E për t’i ndarë këta të rijnë ka tentuar një grua e moshuar.

E gjithë ngjarja është incizuar nga ana e një qytetari.

Për këtë rast, Express, ka kontaktuar edhe me Policinë Rajonale të Pejës. Nga zyra për informim kanë deklaruar se janë një dijeni për rastin, dhe se po i vazhdojnë hetimet.

“Në rastin konkret Policia është njoftuar përmes një video incizimi dhe menjëherë është angazhuar për të mësuar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti, i cili është iniciuar nga familjari i viktimës më datë 21.12.2019 dhe hetuesit janë duke e trajtuar intenzivisht ketë rast të sulmit në bashkëpunim të plotë me prokurorin për të mitur”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

VIDEO