E pabesueshme çka thotë Sali Berisha: Thaçi të shkojë në Hagë dhe të pastrohet

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit.

I ftuar në emisionin “360 gardë”, Berisha tha se Thaçi duhet të shkojë në Hagë për t’u pastruar, para se të merret me çështjen e negociatave me Kosovën, ndërsa shtoi se janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK-së të ekzekuruar pas lufte.

“Hashim Thaçi është një peng i dosjes së tij të Beogradit dhe po t’i ketë ngel qoftë edhe një gramë dinjitet nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Unë nuk di të ketë kryer asnjë krim. Raportin e Dik Martin unë e kam kundërshtuar po nuk e kanë kundërshtuar të tjerët që ngritën gjykatën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti është i bazuar në dosjet e Prokurorit të Beogradit

Janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK të ekzekuruar pas lufte. Janë 200, jo një, nga drejtues kryesorë, gazetarë e anëtarë të thjeshtë. Ky është numri i saktë. Ky duhet të shkojë atje të pastrohet, unë nuk di të ketë kryer asnjë krim, po gjykata është ngritur për raportin Dik Marti, këtë e di se kam qenë kryeministër kur është ngritur gjykata. Argati mbrapa donte ta anulonte, gjë që nuk bëhet kurrë, prandaj nuk i them unë, i thotë vetes ai që është argat. Ai nuk i tha në sy të gjithë botës Vuçiç “mbylle gojën mos fol”. Nuk kam dëgjuar asnjëherë unë. Argatinë pyeti një gazetar për projektin dhe ai i tha mos fol, mbeti i shashtisur”, tha Berisha.