E pazakontë: Macja dhe dhelpra luajnë së bashku (Video)

Një takim i rastësishëm i një macje dhe një dhelpre në rrugë, habiti një kalimtar rasti dhe filmon takimin e tyre. 

Takimi në mes të maces dhe dhelprës duket se ishte i habitshëm edhe për ato të dyjat, sikur nuk ishin rastisur më parë në një situatë të tillë.

Pas ‘njoftimit’ të shkurtër me njëra tjetrën duke qëndruar përballë, duket sikur shoqërohen dhe fillojnë një ‘lojë’ simpatike duke ndjekur njëra tjetrën.