E përplasi autobusi, humb jetën motoristi i picave në Shkozet! Furgoni i kalon sipër dhe e merr zvarrë 50 metra (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur viktimë një burrë i moshës rreth 40-vjeçare. Gazetar i Report Tv , Artur Korriku bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin pranë, Urës së Dajlanit, ndërsa viktima udhëtonte me motorin dhe punonte si shpërndarës picash.

Bëhet e ditur se fillimisht viktima është përplasur nga një autobus, ndërsa më pas ka qenë një makinë tjetër tip furgon që i ka kaluar sipër duke e marrë rreth 50 metra zvarrë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po bëjnë hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.