Haradinaj: I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për rastin e të moshuarës në Pejë.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se i tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, duhet të dalin para drejtësisë.

Ai, ka uruar që raste të tilla të mos përsëriten kurrë.

Postimi i tij i plotë:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.

E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.

Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!

Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.

Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!