E rëndë/ 1 javë pasi solli në jetë fëmijën, ndërron jetë 27-vjeçarja nga Kumanova me Covid-19

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoni ku një 27-vjeçare me koronavirus ka ndërruar jetë vetëm një javë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Lajmin e bëri të ditur mjeku shqiptar Aliriza Osmani përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”.

“Në Kumanovë për momentin, në përgjithësi është gjendje stabile. Nuk është një situatë e vështirë. Një 27- vjeçare ka lindur para një jave dhe sot ndërroi jetë. Ishte e konfirmuar me COVID-19. Nuk e ka transferuar te foshnja virusin. Virusi nuk bën një farë zgjedhje prej moshës. Lindja ka qenë e vështirë dhe është kryer lindje cezariane”, u shpreh mjeku Aliriza Osmani.

“Përsa i përket gjendjes së personelit mjekësor mjeku shqiptar u shpreh se një numër jo i vogël mjekësh kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.“Unë jam në repartin e infektivit në Kumanovë. Kemi patur 4 infektologë. 2 kanë dalë pozitivë nga testi. Gjithashtu edhe një mjek tjetër. Një anestezist dhe një urolog kanë rezultuar pozitivë gjithashtu. Unë kam kryer dy teste dhe kam dalë negativ. Unë kam qenë në 2001-shin prezent në luftë. Nuk ndihem i rrezikuar. Ne jemi mjekë dhe pranojmë punën që kryejmë”, tha mjeku.