E rëndë: 40 vjeçari nga Kamenica vdes pasi goditet nga një lis në mal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në komunën e Kamenicës.

Një person derisa ishte duke prerë dru, aksidentalisht i ka rënë një lis dhe nga plagët e rënda ka vdekur.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në orët e pasdites, një person i moshës 40 vjeçare, derisa ishte duke prere dru në malet e Kamenicës, është përplasur lisi mbi të, duke e goditur dhe i njëjti s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Policia është duke hetuar rastin.