E rëndë në Vlorë, gruaja gjendet e pajetë në banesën e saj

Një ngjarje e rëndë në qytetin e Vlorës, ku një e moshuar është gjetur e pajetë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja 85-vjeçare ka disa ditë që ka
ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i të moshuarës u gjet nga të afërmit e saj sot në mbrëmje në lagjen
“Bishti i Kalldrëmit”.

Mësohet se viktima jetonte në shtëpi bashkë me dy djemtë e saj me probleme të
shëndet mendor.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas së moshuar, ndërkohë do të jetë rezultati i
autopsisë që do të zbardhë si ndërroi jetë 85-vjeçarja.