E rëndë: Vdes njëri nga të plagosurit mbrëmë në Lipjan

Mbrëmë rreth orës 23:40, një rast i rëndë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në komunën e Lipjanit në mes të pesë personave, ku dy prej tyre kanë shkrepur me armë zjarri drejt tre personave tjerë, me ç’rast njëri prej tyre si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës, bën të ditur se ngjarja ka ndodhur shkak i një konflikti verbal dhe fizik mes tyre, teksa dy të dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt tre viktimave.

Viktimat janë dërguar me urgjencë në QKUK, mirëpo shkak i plagëve të rënda njëri ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku ligjor.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.

Dy të dyshuarit lidhur me rastin kanë ikur nga vendi i ngjarjes, rasti tashmë është në procedurë hetimore.