E rrallë, ky është futbollisti i Barcelonës që udhëton me pasaportë të Kosovës në Spanjë

Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizë schengen mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet e kësaj zone, përpos në Spanjë.

Kjo pasi që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë shumë qytetarë në mënyrë ilegale vizitojnë qytetet spanjolle, kryesisht përmes komunikacionit tokësor nga Franca apo Portugalia.

Këtë problem duket se nuk e ka futbollisti i Barcelonës Labinot Kabashi, i cili përmes aeroportit të Shkupit ka udhëtuar me aeroplan në Barcelonë, me pasaportë të Kosovës.