E shpëtoi ujkun, tashti e ka mikun më të mirë në shtëpi (foto)

Paragjykime dhe stereotipe negative për ujqërit kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë njerëzore.

Shumica e njerëzve i shohin këto krijesa madhështore vetëm si kërcënime të rrezikshme dhe vrasës të pamëshirshëm të bagëtive.

Por, ka edhe prej tyre që nuk ndajnë të njëjtat mendime sikur të tjerët.

Një familje ruse ka mirëpritur një ujk në shtëpinë e saj.

Në vitin 2017, fermerët në rajonin e Astrakhan gjetën një varkë me ujqër dëshironin t’i gjuanin, por për fat të mirë Ivani, një terapist mori njërën nga to kur ishte 3-4 javësh dhe e quajti Seryi.

Tashti ai ndihmohet nga vajza e tij Alexandra e cila është 19 vjeçe.

Aktualisht, Seryi është 2 vjeç e gjysmë. Ivani tha se të kesh një ujk në shtëpi do shumë punë.

Ai madje tha se ka shumë pak kohë të lirë.

Ivani tha se ujku frikësohet të shkojë pranë objekteve që nuk janë të njohura për të.

Ivani nuk i lë të huajt të bëjnë fotografi me Seryin, sepse ata e frikësojnë atë.

Seryi konsumon rreth 1.2 kg mish ose nje pulë në ditë, por ai gjithashtu nuk e ka probleme të hajë perime, fruta ose manaferra.