E zbulon Rukiqi: Qeveria ishte paralajmëruar se mund të ketë dyndje të kosovarëve drejt Shqipërisë

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka folur për dyndjen e kosovarëve për në Shqipëri gjatë kësaj fundjave, kur në vendin tonë janë aktive masat restriktive të ashpra të vendosura nga qeveria Kurti.

Rukiqi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se zyrtarët nga qeveria ishin paralajmëruar se mund të ndodhte kjo dukuri, kur në rajon, e sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.

Ai vënë në pah faktin se Kosova është e ndërlidhur shumë me ekonomitë e vendeve të rajonit, për shkak të kohës së shkurtër që duhet për arritur atje.

Postimi i plotë:

E paralajmeruar

Ne takim me zyrtaret nga Qeveria, i kemi paralajmeruar per ate se cka mund te ndodh nese ne Kosove ka mbyllje te pjesshme, ndersa ne rajon, sidomos ne Shqiperi ka masa me te relaksuara.

Kosova eshte shume e nderlidhur me ekonomite e rajonit. Shkupi eshte larg vetem 1 ore nga Prishtina, Durresi/Tirana jo me shume se 3 ore. Çdo vendim që merret, per cfaredo çeshtje, jo vetem per COVID, duhet ta kete parasysh kete nderlidhje. Kemi mesuar shume per 1 vit duke u ballafaquar me pandemine, prandaj na duhen vendime racionale te cilat prodhojne efekt ne menaxhimin e pandemise dhe nuk e demtojne ekonomine.