Liverpool mbetet pa fjalë, Klopp po bëhet me klub të ri

Jurgen Klopp mund të largohet nga posti i menaxherit të Liverpoolit.

Sot mund të tingëllojë një spekulim por mediat italiane besojnë se mund të bëhet realitet, pas përfundimit të këtij sezoni. “Calciomercato.com” raporton se Klopp është objektiv i ri i Juventusit, për pasardhës të Massimiliano Allegrit.

Klopp ka arritur ta kualifikojë Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin e dytë të njëpasnjëshëm derisa hyn në xhiron e fundit të Premierligës me vetëm një pikë më pak se lideri Manchester City.

Mirëpo, Juventus thuhet se do të tentojë ta bind të provojë një aventurë të re në Itali në rast se konfirmohet ndarja me Allegrin, siç raportojnë mediat kryesore italiane.