Edhe 8 ditë para seancës konstituive, VV e LDK kanë marrë këtë vendim për sot

Megjithëse u deklarua se do të intensifikohen takimet në mes të VV-së dhe LDK-së, që nga dita e shtunë nuk është realizuar asnjë takim i tillë.

Edhe sot nuk ka shumë mundësi që të ndodhë.

Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se nuk ka informacione rreth një takimi të tillë.

Ndërsa në kampin e LDK-së janë hermetik, nuk ka asnjë përgjigje në thirrjet telefonike që Gazeta Blic ju ka bërë.

E vetmja gjë që është thënë nga ky subjekt se sot në orën 14:30 pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ku pritet të diskutohet edhe për koalicionin qeverisës me VV-në.

Presidenti i vendit ka vendosur datën 26 dhjetor, si datë kur do të mbahet seanca konstituive.