Niset nga Toka sateliti “Cheops”

Sateliti evropian “Cheops” është nisur sot nga Toka për t’i vëzhguar planetët që ndodhen jashtë Sistemit Diellor. Nisja e tij ishte paraparë për ditën e djeshme, por procesi ishte shtyrë për shkak të një problemi teknik.

Një teleskop prej 30 centimetrave, i vendosur në këtë satelit, është ndërtuar për t’i matur dendësinë, përbërjen dhe madhësinë e shumë planetëve që ndodhen jashtë Sistemit Diellor.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, sateliti “Cheops” do t’i vrojtojë yjet e ndritshme, për të cilat tashmë dihet se kanë planetë që sillen rreth tyre.

“Ky mision paraqet një hap drejt të kuptuarit më të mirë të astrofizikës që e kemi zbuluar dhe të cilat nuk kanë shembuj krahasues në sistemin tonë diellor”, tha fizikani Didier Queloz, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019.

Rreth katër mijë planetë të tillë janë zbuluar prej kohës kur fizikani Quelzo dhe kolegu i tij, Michel Mayor, e kishin zbuluar për herë të parë një të tillë para 24 vjetësh. Këtë planet e kishin emërtuar “51 Pegasi b”.

Sateliti u ngrit nga sipërfaqja e Tokës në orët e hershme të së mërkurës nga baza në Guajanën Franceze përmes raketës ruse, Soyuz.

Ky satelit do të bëj orbitë rreth Tokës në një largësi prej 700 kilometrave nga sipërfaqja e saj dhe do të përdoret për hulumtimin e objekteve qiellore që ndodhen disa vite drite larg planetit tonë, shkruan “The Guardian”.