Edhe AKR-ja e Pacollit voton për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se lideri i tyre Behgjet Pacolli ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Lidhjes Demokratike, IsaMustafa, në lidhje me mocionin e mosbesimit që kjo e fundit do të paraqesë në Parlament për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

AKR thotë thotë se është parti opozitare, konstruktive dhe shtetformuese.

Eksperienca jonë gjatë muajve të fundit në Parlamentin e Kosovës nuk ka qenë fare e mirë.

Ka munguar çdo kontakt (edhe human) me partitë qeveritare, (pos disa deputetëve të LDK-së). Në këtë rast, ne nuk do të qëndrojmë të vetmuar dhe do të votojmë mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe të mundshme. Vendi ka nevojë për qeveri që iu shërben qytetarëve në këtë kohë krize ku po përballemi me pandemi botërore, e jo për qeveri që merren me kriza artificiale, me njëri- tjetrin.

Z.Behgjet Pacolli ka pranuar një telefonatë nga z. IsaMustafa dhe ia ka prezentuar qëndrimin e AKR-së.