Sot në Kuvend pritet të bëhet përzgjedhja e një gjyqtari për Kushtetuese

Sot do të vazhdojë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës.

Në rend dite janë votimi për emërimin e 3 anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-s; propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për FSK-në dhe zgjedhja e një anëtari të KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike.

Seanca pritet të fillojë në orën 11:00.