Edhe Albin Kurti deklarohet pas takimit me Vjosa Osmanin

Kreu i VV-së Albin Kurti, pas takimit me Vjosa Osamnin nga LDK-ja, tha se janë pajtuar që të qeverisin bashkë më LDK-në.

“Kosova ka humbë kohë dhe pritjet e qytetarëv janë të larta prandaj ne filluam bisedimet duke nisur me idenë e përbashkët që do ta zbatojmë për qeveri sa më efikase dhe shtet të fuqishëm”.

“Synimi ynë është i dalim ballë nevojave të qytetarëve jemi dakorduar që të kemi një dysheme prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor, do jenë 30 për qind gra në mesin e ministrave dhe zv.ministrave do kemi më pak ministri dhe zv.ministra”.

“Ekipet tona të VV dhe LDK do të takohen për të harmonizuar programet tona, ne uruam një ri tjetrin për gjithçka dhe besoj që do të na shkojnë marrë e mirë pasi u pajtuam të qeverisim bashkë”.

“Ne do të qeverisim bashkë, rezultatin preliminar e kemi, do të qeverisim bashkë dhe kurdo që e kemi rezultatin final e shihni, për dakordin dhe korrektësi fjala e fundit është certifikimi i fundit të zgjedhjeve nga KQZ. PDK është në opozitë dhe kjo nuk do të ndryshojë, LDK dhe VV do qeverisin së bashku as kjo nuk do të ndryshojë”, raporton EO.

“Nuk do të vrapojmë tek Lista Serbe, pa takuar serbët që kanë garuar jashtë listës serbe, nuk do shkojmë te hapi i dytë pa e bërë të parin me serbët që po e pranojnë shtetin tonë por po shtypën nga Beogradi”.

“Pazaret politike i keni parë me PAN-in, transparencë radikale do të bëjë qeveria e re, Qeveria e re do të zgjatë më shumë se sa koha që i ka mbet presidentit aktual”.